Kjo është Rezoluta e miratuar në Kuvend për mbylljen e kazinov

15:59 | 22 Mars 2019

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka nxjerrë një rezolutë e cila i kërkon Qeverisë t’i pezullojë aktivitetet e të gjitha lojërave të fatit.

Sipas kësaj rezolute, Qeveria duhet që brenda 30 ditësh ta procedojë në Kuvend Projektligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

“Qeveria t’i nisë procedurat ligjore për pezullimin e aktivitetit të të gjitha llojeve të lojërave të fatit deri në plotësim-ndryshimin e ligjit”.

“Qeveria brenda 30 ditësh ta procedojë në Kuvend Projektligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10 vjeçare”.

Klan Kosova ka siguruar edhe dokumentin e kësaj rezolute.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara