KEDS/KESCO ka bërë të ditur se tani ka siguruar energjinë e nevojshme që vendi mos të përballet më me reduktime.
Sipas njoftimit, nëse shkaktohen reduktime nga rrjeti i vjetër, do të intervenohet menjëherë për të sanuar problemin.
Më poshtë njoftimi i KEDS-it:
KEDS/KESCO njofton se ka siguruar energjinë e nevojshme nga importi për të pasur furnizim të pandërprerë për gjithë vendin në ditët në vijim.
Por siç dihet, rrjeti i vjetër i shpërndarjes mund të shkaktojë ndërprerje të paplanifikuara, prandaj ne kemi marrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar ndërhyrje të menjëhershme në këto raste duke shtuar edhe numrin e ekipeve për ndërhyrje në këto raste.
Ne inkurajojmë konsumatorët tanë që të na kontaktojnë menjëherë në rastet e ndërprerjeve për shkak të prishjeve në rrjet. Edhe një herë, energjia e siguruar nga importi do të sigurojë 24/7 furnizim për gjithë vendin.
Po ashtu, nëse ka ndërprerje teknike ne do të njoftojmë përmes rrjetit social Facebook duke informuar se ka pasur prishje teknike dhe se kemi dërguar ekipe për ta rregulluar atë.

Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave