Ish-Komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi ka vizituar sot të parin e LDK-së, Isa Mustafa.
Me këtë rast, Mustafa tha se ishte nder i veçantë për të dhe familjen e tij që të vizitohet nga Selimi i shoqëruar nga deputeti i LDK-së, Anton Quni.
Mustafa shtoi gjithashtu se si Komandant i UÇK-së, por më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Duhet përkujtuar që ka pak ditë prej momentit kur Selimi u lirua me kusht pas disa viteve qëndrim në Burgun e Dubravës.

Postimi i plotë:
Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim. Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës. IM
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...