Shefi i deputetëve i partisë më të madhe opozitare në vend, Avdullah Hoti pret që nesër në Kuvendin e Kosovës të miratohet rezoluta kundër negociatave për territorin e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka ftuar të gjitha grupet parlamentare që të ta mbështesin këtë rezolutë.
Postimi i plotë:
Ne presim që nesër në seancën e jashtëzakonshme të miratohet rezoluta “se askush nuk mund të negociojë për territorin e Kosovës”. Kjo është vija e kuqe më e rëndësishmja në procesin e dialogut me Serbinë.
Në deklarimet publike të gjitha grupet parlamentare janë shprehur KUNDËR që territori i Kosovës të jetë pjesë e dialogut. Ne ftojmë të gjitha grupet parlamentare të jenë në seancë dhe të mbështesin këtë rezolutë.
Ne dëshirojmë që përmes kësaj rezolute të dërgojmë mesazh tek partnerët tanë ndërkombëtarë se qytetarët e Kosovës nuk kanë vullnet të negociojnë për territorin e Kosovës.
Ne dëshirojmë ta ndalim përfundimisht Presidentin që të luajë çdo ditë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur, sovran dhe të pacenueshëm në tërësinë territoriale të tij.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...