Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, i ka përgëzuar për qëndrimin e matur përfaqëuesit e ICK-së dhe ministrin Valdrin Lluka pas reagimit të një pjesëmarrëseje në audiencë, gjatë prezantimit të bërë.
Heldt shkruan se fokusi duhet të jetë te përmbajtja dhe jo te veprimet e keqbërësve.
“Pajtohem plotësisht! Komplimente për Valdrin Lukën dhe ICKosovo pasi qëndruan të matur. Sepse përmbajtja është ajo që çon peshë dhe ajo në të cilën duhet të përqendrohemi. Veprimet e keqbërësve tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur”, shkruan ambasadori, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, njëri prej përfaqësuesve të ICK-së tha se nuk kanë dashur të binë pre e provokimeve por janë koncentruar në prezantim dhe punë.
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person