Në kuadër të vizitave në terren, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë nga afër punimet në rindërtimin e stadiumit të qytetit, i cili po ndërtohet së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë prej 6 milionë eurove.
Haziri tha se po angazhohen si Komunës për ta rritur buxhetin, në mënyrë që në vitin e ardhshëm të përfundojë projekti i stadiumit, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.
“Është stadium i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA dhe UEFA dhe i plotëson të gjitha kushtet për garat ndërkombëtare, e që është përcaktim i Federatës së Futbollit të Kosovës. Plani dinamik është duke vazhduar sipas pagesave të MKRS. Po punojmë shumë për ta rritur buxhetin për këtë vit, në mënyrë që ta shkujtojmë kohën e ndërtimit dhe besoj që prej qershorit do të ketë dinamikë më të madhe. Shpresoj që në vitin e ardhshëm të përfundojë ky projekt kapital”, tha Haziri.
Stadiumi i Qytetit në Gjilan do të jetë në shërbim të dy klubeve të mëdha, Dritës, Gjilanit dhe klubit të femrave.
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit