Kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar sot Komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.
Haradinaj tha se gjatë këtij takimi me komandantin e KFOR-it vlerësuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe bashkëpunim ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.
Postimi i plotë:
Në takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, vlerësuam se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm
Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet./Arbresh.info

Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...