Një grabitje me armë ka ndodhur sot në parkingun e një qendre tregtare në zonën industriale Prishtinë-Fushë-Kosovë, ku si pasojë e kësaj janë lënduar dy persona.
Rasti ën fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Ju konfirmoj se sot me datë 17.03.2019 rreth orës 14:10 është pranuar informata për një “Grabitje”, në një parking të një qendre tregtare, zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë. Njësitë relevante policore kanë dal në lokacion dhe sipas informatave preliminare dyshohet se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armeve të shkurta kanë grabitur punëtorët e sigurimit të qendrës tregtare të cilët në ato momente kanë qenë në parking duke bërë transportimin e parave, dhe me veturën Mitsubishi Pajero, ngjyrë e gjelbër, pa targa, të dyshuarit kane ikur në drejtim të panjohur”,ka thënë Daut Hoxha.
Tutje i njëjti ka shtuar se dy viktimat, meshkuj kanë marrë trajtimin mjekësor për lëndime të lehta që dyshohet se i kanë pësuar si pasojë e goditjeve gjatë grabitjes dhe gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
“Policia e Kosovës me njësitet kompetente është në proces të kryerjes së procedurave hetimore lidhur me rrethanat tjera që e karakterizojnë rastin dhe marrjen e informacioneve tjera relevante që mund të kontribuojnë në identifikimin e kryerësve të këtij rasti”, ka përfunduar Hoxha.
Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Gr...
Arrestohet 44-vjeçari në Prishtinë i dyshuar për katër raste...
Apeli vërteton dënimin ndaj të akuzuarit për trafikim me nje...
Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me r...
Pacolli: Data e zgjedhjeve ishte ‘’bingo’’ për Vetëvendosjen
Zelensky shpall emergjencë energjetike në Ukrainë pas sulmev...