Sipas Institutit për Hulumtimin e Tregut të Punës (IAB), në tremujorin e tretë të këtij vitit në Gjermani është regjistruar mungesa e madhe e fuqisë punëtore edhe pse janë hapur 1,2 milionë vende të lira pune.
“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i vendeve të punës ku mungon fuqia punëtore është rritur për 140 mijë”, thuhet në komunikatën e IAB-së që vepron në bashkëpunim me Agjencinë Federale të Punësimit në Nuremberg, transmeton Telegrafi.
“Rritja më e madhe e kërkesës së fuqisë punëtore është rritur në industrinë e prodhimit, ndërsa kërkesat në sektorin e shërbimeve me mbi 600 mijë vende të hapura të punës vazhdon të jetë shumë më e lartë”, ka deklaruar Alexander Kubi nga IAB.
Në industrinë e ndërtimit u hapën 108,000 vende pune dhe 87,000 në sektorin e logjistikës (transport dhe magazina). Në ndërtimtari janë hapur 108 mijë vende punë, kurse në sektorin e logjistikës (transport dhe magazina) 87 mijë.
Numri më i madh i vendeve të punës ka të bëjë me arsimin e mesëm dhe të lartë (60.8 për qind), më pas personat pa kualifikim (22 për qind) dhe në fund personat me arsim universitar (17 për qind).
Për vite të tëra tregu gjerman i punës është goditur nga mungesa e fuqisë punëtore, ku numri i pensionistëve është duke u rritur çdo herë e më shumë.
Programi europian për pushtetin vendor, Rama: Shqipëria shih...
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona