Partia Fjala sot e ka mbajtur Kuvendin e II-të Zgjedhor.
Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Gëzim Kelmendi është kryetar i partisë Fjala.
Në fjalimin e tij para delegatëve, Kelmendi tha se kjo parti do të punojë që të ndryshohet kjo mendësi politike.
“Do të punojmë që politikani të jetë në shërbim të qytetarit. E kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm rritjen e pagës dhe privilegjeve tjera të politikanëve të Kosovës. Do të punojmë që të jetësohet amaneti i dëshmorëve të rënë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”.
Ai ka thënë se populli i Kosovës nuk duhet të dorëzohet para të keqes aktuale në vendin tonë.
“Nuk jemi dorëzuar as para regjimit të Serbisë, nuk duhet të dorëzohemi as tash, por duhet që në zgjedhjet e 6 tetorit të votojmë për të mirën e fëmijëve tanë dhe shtetit tonë”.
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...
Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me...
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...
Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim
Kërkohet për grabitje me armë, policia publikon videon e ras...
Osmani ngushëllon familjet e tre bashkatdhetarëve që humbën ...