Forumi për Iniciativë Qytetare ka organizuar aksion simbolik duke i dërguar verëra vendore Presidentit, Hashim Thaçi.
Moto e këtij aksioni ishte “President konsumo, prodho me prodhime vendore e ke më lirë dhe më mirë”.
Dajana Berisha nga ky forum ka thënë se kjo iniciativë është akt simbolik për sensibilizimin e njerëzve që është gabim të shpenzohen paret publike në këtë mënyrë.
“Është akt simbolik për me i sensibilizua njerëzit që është krejtësisht gabim me i shpenzuar paret publike në atë masë dhe në atë mënyrë. Një faturë e tillë duhet të ketë arsyetim. Shpresoj që buxheti i Qeverisë e ka një sqarim pasi që në krahasim me këto fatura qytetarët janë në gjendje të mjerueshme”, ka thënë Berisha.


Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...