Në Ditën e të Pagjeturve, familjarët kërkojnë që të bëhet më shumë për të zgjidhur çështjen e të zhdukurve.
Bajram Qerkini përfaqësues i familjarëve të të pagjeturve, ka thënë se nuk mund të jenë të kënaqur derisa të gjendet edhe më i fundit i zhdukur, e që dyshon qe varrezat masive janë në Serbi, raporton arbresh.info

“Nuk mund të jemi të kënaqur deri të gjendet i fundit person i zhdukur. Siç po thonë edhe te ndërkombëtarët kjo është dashur të përshpejtohet. E se sa besojmë që do të kryhen këto qe flasin janë të pakta. Dihet qe varrezat masive janë në Serbi”, tha ai.
E Ahmet Grajçevci, kryetar i këshillit të institucioneve familjare për personat e zhdukur, tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë trysni mbi Serbinë për fatin e të pagjeturve.

“Neglizhenca ka qenë shumë e vogël e për këtë ma shumë kanë punuar disa shoqata. Sa i përket institucioneve tani e kanë mare tani epilogun e punës se duhet te vazhdojnë në ketë çështje. Bashkësia ndërkombëtare duhet te bëjë trysni mbi Serbinë për fatin e të pagjeturve. Ne si familjar dhe si shtet jemi të interesuar ta gjejmë adresën e tyre”, ka thënë ai.
Të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) përfshijnë një numër prej rreth 6000 personave, nga të cilët 1653 persona ende nuk janë gjetur./Arbresh.info/
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...