Pacientes 14-vjeçare të shtrirë në repartin e Hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, i është plotësuar dëshira për laptop.
Pas publikimit të fotografisë, ku 14-vjeçarja Dafina shprehu dëshirën e saj që të kishte një laptop, qytetarët ia kanë blerë 5 laptopë, shkruan Gazeta Shneta.
Familjarët në një deklaratë për Gazetën kanë falënderuar qytetarët dhe në të njëjtën kohë kanë kërkuar që të njoftohen se Dafinës tashmë i është plotësuar dëshira e saj.
Po ashtu nëse dikush nga qytetarët dëshiron të dhurojë ndonjë dhuratë tjetër, mund të lajmërohen për fëmijë të tjerë të shtrirë në këtë repart në Pediatri.
Blerja e laptopëve është konfirmuar edhe nga Klinika e Pediatrisë.

Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre