Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se mesazhi i Komisionerit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn gjatë vizitës së sotme do të jetë i qartë se duhet të hiqet taksa për mallrat serbe.
Sipas të parës së BE-së në vendin tonë, taksa prej 100 përqind po e dëmton Kosovën që ka presidencën e CEFTA-s dhe se Kosova po thyen ligjet ndërkombëtare.
Këto komente ajo i bëri pas një takimi që pati me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët po qëndrojnë të bllokuar në Kuvend në shenjë proteste ndaj taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.
Komisari evropian për zgjerim, Johannes Hahn gjatë vizitës së sotme në Prishtinë do të zhvillojë takime me krerë të lartë shtetërorë.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...