Sem Fabrizi, diplomati i BE’së në Beograd, i cili përshkruhet si njeri i besuar i Federica Mogherinit, duket se në raportet Kosovë –Serbi e ka të qartë se si duhet të pozicionohet, edhe pse parimisht si përfaqësues i Brukselit do të duhej të ishte neutral.
Fabrizi, i cili nuk lëshoi asnjë zë kur Kryeministrja serbe në prani të tij i quajti njerëz të malit kosovarët, tani thotë se Serbia po pengohet nga Kosova në rrugën e saj drejt BE’së.
“Serbia është e angazhuar por është ndaluar dhe penguar nga vendimet e njëanshme të Prishtinës” ka thënë ai.
Megjithatë, ai disi ka gjetur forcë t’i bëjë verejtje të përkëdhelurve të tij serbëve duke thënë se Serbia në rrugën e saj drejtë BE’sënë disa fusha ka pasur një përparim të kufizuar duke përmendur lirinë e medias, konkurrencës dhe në fushën e prokurorimit, por pavarësisht kësaj Serbia ka theksuar i ka hapur tre kapituj të ri në negociatat me BE’në në 12 muajt e fundit.
Fabrizi ka thënë se Serbia duhet të bëjë punë shtesë në zhvillimin e demokracisë, ndarjen e pushteteve, në pavarësinë e gjyqësorit duke theksuar se mediat janë komponenta kyqe e shtetit demokratik./lajmi.net/
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...