Avdyli përmes një postimi në Facebook, thotë se tani është koha që kryeministri Haradinaj ta tregoj guximin e tij duke dhënë dorëheqje.
Deputeti i opozitës, Haxhi Avdyli nga radhët e LDK-së, thotë se lider shtetëror i guximshëm është ai cili merr guximin me u ballafaqu me realitetin për të mos qëndruar kryeministër pa kompetenca, pa informata e përkrahje qytetare.
Sipas tij, qëndrimi i Ramush Haradinaj në post me më pak se 40 deputetë, tregon që ai post vlerësohet më shumë se interesat e vendit.
Avdyli përmes një postimi në Facebook, thotë se tani është koha që kryeministri Haradinaj ta tregoj guximin e tij duke dhënë dorëheqje.
Ja postimi i plotë i tij:
Lider shtetëror i guximshëm është ai cili merr guximin me u ballafaqu me realitetin për të mos qëndruar Kryeministër pa kompetenca, pa informata e përkrahje qytetare.
Qëndrimi i Ramush Haradinaj në post me më pak se 40 deputetë ,tregon që ai post vler?sohet më shumë se interesat e vendit. Kosova duhet edhe kur nuk të dhuron poste e privilegje.
Prandaj tani është koha për ta treguar guximin e tij duke dhënë DORËHEQJE.
Qëndrimi në atë post verteton fjalën tonë të urtë që KAJTJA ( lakmia) korit burrin. Por edhe ecja e Kosovës përpara po dëmtohet, nga ky lëmsh institucional i shkaktuar nga ky mishmash koalicioni PANA-S.
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...