Ivica Daçiq ka deklaruar se në vitin 2005 Serbia ka pasur një ofertë nga bashkësia ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se në vitin 2005 Serbia ka pasur një ofertë nga bashkësia ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.
“Ne kemi nevojë për të mbajtur një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, theksoi ai për mediat serbe.
Ai shtoi se ata e bëjnë një gjë të tillë se e kanë parë se ajo nuk mbaron.
“Sot ata thonë se 116 vende njohën Kosovën, e cila është një gënjeshtër.” I gjithë ky krijim bazohet në gënjeshtra dhe krime”, u shpreh ai.
“Gjermania dhe Britania e bindin Haradinajn që të mos e heq taksën për mallrat nga Serbia “, theksoi Daçiq.
“Dikush mendon se Haradinaj është i guximshëm por ata nuk bëjnë asgjë pa mbështetjen e jashtme, në të cilin rast Amerika po ua heq dheun nën këmbët dhe kthehet përreth të tjerëve. Amerika nuk do të lejojë Serbinë të jetë konstruktive dhe Kosova të jetë e keqe, se kjo e shkatërron konceptimin e tyre “, tha Daçiq.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...