Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot është nisur për mjekim në Stamboll, Taunita Hoxha, e cila ishte aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.
Dërgimi i saj është bërë me aeroplan të veçantë dhe ajo do të trajtohet në Spitalin Universitar “Bezmi Alem”.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Bashkësia Islame e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media.
“Kjo është arritur si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka nënshkruar Kryesia e BIRK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë. Kryesia e BIRK-ut, i dëshiron shërim sa më të shpejtë Tuanita Hoxha, si dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjes së saj”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Vajza e aksidentuar, ishte goditur nga një makinë ditë më parë në Prishtinë.
Ajo ishte shtatzënë dhe si pasojë e goditjes, ka humbur edhe fëmijën.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron