Besian Mustafa është zyrtarizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës si zëdhënës i kësaj partie.
“Qëllimi i këtij takimi ka qenë të njihemi nga afër dhe t’ju falënderoj që po mbuloni LDK-në. Si çdo parti edhe LDK-ja do të ketë një platformë të komunikimit të drejtpërdrejtë, e këtë komunikim do e shpalosim gjatë javëve dhe muajve në vazhdim. Mirëpres që tani e tutje komunikimin ta kemi drejtpërdrejt,” është shprehur Mustafa.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se Mustafa ka përgatitjen e duhur për të qenë zë i kësaj partie, raporton arbresh.info.
“Besjani është një djalë i ri, i edukuar dhe i shkolluar dhe i përgatitur jo vetëm për këtë detyrë, por edhe për veprimtari të tjera sepse ka nivel të përgatitur. Ky person do të jetë urë lidhëse ndërmjet LDK-së dhe juve,” deklaroi Beqiri.

Ka përfunduar shkollën e mesme në Illinoi të ShBA-së, baçelor i shkencave Financa dhe Kontabilitet në Pensilvani të ShBA-së, ka përfunduar master në New York, në ShBA. Ka qenë kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, KIESA.
Ai është ligjërues i disa lëndëve të biznesit dhe ekonomisë./arbresh.info/
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...