Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot është nderuar me titullin, “Doctor Honoris Causa” në Bangkok.
Përmes një statusi në facebook Pacolli ka treguar se sot Universiteti BudhiSastra në Bangkok e ka nderuar më këtë titull duke u bazuar në aktivitetin e tij humanitar në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Sot, Universiteti BudhiSastra në Bangkok më dha titullin Doctor Honoris Causa, bazuar në vendimin e tyre në aktivitetin tim humanitar në arenën ndërkombëtare. Unë jam krenar për respektin që tregoi ky komision për mua”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...