Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk mund të ketë shpjegim racional e profesional fakti që Selimi po mbahet në burg pa vendim gjyqësor
Avokati Arianit Koci, ka thënë se Sylejman Selimi po mbahet padrejtësisht në burg.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk mund të ketë shpjegim racional e profesional fakti që Selimi po mbahet në burg pa vendim gjyqësor, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Padrejtësia më e madhe është ajo e cila bëhet në emër të drejtësisë!
Duke shtjelluar të drejtën në gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në kohë të arsyeshme në rastin e Sylejman Selimit, më bren ndërgjegja profesionale për pothuajse çdo gjë që paraqitet si fenomen në këtë rast.
Zvarritja dhe veprimet/mosveprimet që e karakterizojnë këtë rast, fatkeqsisht nuk ta mundësojnë që të arrish në konkludime të qarta profesionale.
Nuk mund të ketë spjegim racional e profesional fakti që Z.Selimi po mbahet në burg pa vendim gjyqësor. Arsyetimet e përdorura për moslirimin e tij nuk zënë vend në diskursin juridik. Këto veprime eksperimentale e rrënojnë tërësisht kredibilitetin e gjyqësorit.
Drejtësia, në fund të fundit, është mbi të gjitha. Por padrejtësia më e madhe është ajo e cila bëhet në emër të drejtësisë!
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës