Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Kampionatin e garave automobilistike në Ferizaj të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës.
“E diela sportive! Pata kënaqësinë që, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në qytetin e Ferizajt të garojë me gra super-vozitëse nga i gjithë rajoni në diciplinën ‘Auto Slalom’” shkroi Jahjaga në rrjetin social Facebook.
Gjithashtu ajo ka shkruar se jemi mësuar t’i heqim pengesat që na vendosen përpara, por që ndonjëherë duhet t’i anashkalojmë.
“Jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por sot u dasht t’i anashkalojmë pak” shtoi Jahjaga. /Arbresh.info/
https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/posts/2307376739351456
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...