Asgjësohen lodrat kancerogjene që i kushtuan buxhetit 22 mijë euro

15:52 | 24 Tetor 2018

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë asgjësimin e lodrave kancerogjene në Kishnicë, të konfiskuara nga inspektorati i MTI-së.

Ministri i këtij digasteri, Endrit Shala i cili ka inspektuar procesin e asgjësimit të lodrave kancerogjene me origjinë kryesisht nga Kina, tha se në prioritet kanë mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, në këtë rast mbrojtjen e shëndetin e fëmijëve.

“Kemi ardhur bashkë me përcjellë për së afërmi edhe fazën e fundit, asgjësimin e disa produkteve, në këtë raste lodra, të cilat pas analizave kanë dal të jenë të rrezikshme përdorimi nga ana e konsumatorit. Në këtë rast kanë qenë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve tanë. Fokus kryesor dhe primar I imi do të jetë mbrojtja e konsumatorit në raport me cilësinë e produkteve. Kemi kërkuar rritjen inspektimeve nga ana e inspektoratit, gjithashtu edhe parandalimin e futjes në treg të çfarë do malli, i cili mundet em qenë i rrezikshëm për përdorim nga ana e konsumatorit tonë”, ka thënë ministri Shala.

?#Live Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëj asgjësimin e lodrave të konfiskuara nga inspektorati i MTI-së

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 24 octobre 2018

Shala ka thënë se janë konfiskuar afër 17 mijë lodra në njësi, të cilat do të asgjësohen që të gjitha.

Ai bëri me dije se kanë parandaluar edhe importin e këtyre lodrave që janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.

“Deri më tash sa i përket lodrave, është konfiskuar një sasi afër 17 mijë lodra në njësi, të cilat edhe do të asgjësohen. Po ashtu pas marrjes së kësaj mase janë ndaluar edhe 17 importe të tjera në doganë dhe nga ana e Inspektoratit dhe doganës sot është ndalur edhe një sasi tjetër që është tentuar të importohet në doganë”, theksoi ai.

Ministri Shala i ka ftuar të gjithë tregtarët, të gjithë importuesit në Kosovë, që të importojnë mallrat të cilat i plotësojnë standardet evropiane, transmeton ksp.

Ndërsa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi me këtë rast ka thënë se do ta mbështesin MTI-në, shoqatën e konsumatorëve për shëndetin e fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve në Kosovë.

“Për cilin do produkt që kërkohet të largohet nga tregu, për cilin do produkt që MTI dhe shoqata e konsumatorëve dhe analizat që vlerësojnë se është i dëmshëm, ne jemi këtu për të mbështetur dhe ndihmuar, sepse shëndeti është më i rëndësishmi. Ky është fokusi ynë kryesor dhe në këtë rast shëndeti i fëmijëve është mbi të gjitha”, ka thënë Matoshi.

Ndërsa, vetëm për analizat e kësaj sasie të lodrave, MTI-së i kanë kushtuar 22 mijë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara