Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, po i përcjell me vëmendje deklaratat e zyrtarëve të qeverisë Haradinaj lidhur me taksën. Përmes mediave të Beogradit Dacic ka analizuar fjalët e Avni Arifit, më pas ka deklaruar se Kosova do ta shfuqizojë taksën. Por, në një bisedë për Gazetën Express, Arifi tha se taksa do të hiqet kur Serbia ta njeh Kosovën.
Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, i është kundërpërgjigjur Ivica Dacicit për deklaratat që ky i fundit i lëshoi në Beograd.
“Dy javë ditë pasi Serbia ta njeh Kosovën do ta heqim tarifën”, tha Arifi për Express.
Arifi e ftoi Dacicin që ta njoh Kosovën e pavaruar dhe të krijohet tregu i pëbashkët evropian.
“Nëse këtu Dacic po sheh dicka pozitive unë e përgëzoj atë dhe e ftoj që sa me shpejt ta njeh Kosovën në mënyrë që të krijojmë tregun e përbashkët në krejt Evropën Juglindore”, përfundoi ai.
Ndryshe Dacic ka deshifruar Arifit që sipas kryediplomatit serb në përkthim në “gjuhë të thjeshtë” i bie shfuqizimi i taksës.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira