Eman Rrahmani, dikur një përkrahës i Shpend Ahmetit, në nëntor të vitit 2017, i paralajmëronte kundërshtarët e Kryetarit të Prishtinës të harronin fitore.
“#meKryetarin. Propagandues, ju vjen reni edhe juve pas 4 viteve me kuunkuuruu, se me fitu harrone”, shkruante Emani, tash asamblist i VV’së.
Eman Rrahmani dhe Shpend Ahmeti s’janë më në të njëjtën parti. Emani s’po e sheh më me të njëjtin sy e vlerësim “fituesin e përhershëm” të qytetit më të madh në Kosovë.
Tash, Eman Rrahmani ka nisur fushatën edhe kundër Shpend Ahmetit siç bënte dikur pro tij.
“-Kryetar, Kaqushen e paske shpëtu që paske dhënë dorëheqje. -Mos e ndal dorën, shpëtoje edhe Prishtinën duke dhënë dorëheqje!”, ka shkruar rishtazi ai.
Nuk dihet nëse fushata e re e zyrtarit të VV’së është nxitur nga partia apo nga dëshira për ta rrëzuar Shpend Ahmetit, të cilit dikur ia shpërndante edhe fjalimet e tij.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...