Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit F.R., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 29 mars 2019, për shkak se mbajti të lidhur me zingjirë, vajzën e tij 10 vjeçare.
Sipas aktakuzës, nga gjysma e muajit mars, deri më 29 mars 2019, në fshatin Pasjak komuna e Novobërdës, i pandehuri F.R., në shtëpinë familjare, me dashje dhe me qëllim të pamundësimit të lëvizjes së lirë, ka mbajtur të lidhur vajzën e tij 10 vjeçare, me një zingjirë të shkurtë metalik, duke ia lidhur të dy këmbët, të cilën nuk e ka zgjidhur edhe përkundër kërkesave të saj, por e ka mbajtur me forcë të mbyllur brenda shtëpisë.
I pandehuri e ka mbajtur të lidhur vajzën e tij deri atëherë kur në shtëpinë e tyre kanë shkuar një komision nga shkolla, për shkak të shqetësimit se e mitura nuk vijonte mësimin, me ç’rast të njëjtën e kanë gjetur të lidhur dhe e kanë raportuar rastin.
Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Privim i kundërligjshëm i lirisë’’ nga neni 196 paragrafi 2 pika 2.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurorja e rastit, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që i pandehuri të shpallet fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptohet sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...