Të gjithë duhet të kërkojmë drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe mos të heshtim, tha sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.
Në konferencën me moton “Të gjithë së bashku me një zë”, të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, Presidenti Thaçi, tha se nëse për ne lufta ka mbaruar në vitin 1999, për të mbijetuarat e dhunës ende vazhdon lufta brenda shpirtit të tyre.
“ Jo vetëm të mbijetuarat e dhunës por e gjithë shoqërua jonë ka pasur nevojë për një zë tonin të përbashkët. Kjo konferencë është e qëlluar dhe e nevojshme. Më një zë të gjithë ne duhet të kërkojmë përkrahje prej tërë shoqërisë që se bashku më të mbijetuarat e dhunës seksuale të lëmë pas të hidhurën dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Të mbijetuarat kanë nevojë për përkrahje institucionale e shoqërore. Ne të gjithë se bashku duhet të luftojmë këtë dukuri. Për ne lufta ka mbaruar në vitin 1999 por për të mbijetuarat ende vazhdon lufta. Kjo luftë e tyre nuk duhet të zgjas më shumë. Së bashku duhet të inkurajojmë të gjithë të mbijetuarat që të ballafaqohen më të kaluarën e hidhur. Nuk duhet ti gjykojmë por ti duam e ti mbështesim. Të bëhemi zëri i tyre. Shoqëria jonë nuk duhet të lejoj që kriminelet e shtetit të serbi t’ia arrijnë qëllimit të tyre. Çdo e mbijetuara e dhunës seksuale duhet ta gjejë guximin të flasë”.
E pikërisht nga këtu, Presidenti Thaçi ka kërkuar përgjegjësi nga ndërkombëtaret për amnistinë që po i japin shtetit serbë për të bëmat e tyre në Kosovë.
“ Dhuna seksuale që ka kryer shteti serb në Kosovë dhe për dëbimin e dhunshëm nga tokat e tyre e masakrat ndaj shqiptarëve realisht në një formë ka ndodh një amnisti e heshtur e ndërkombëtareve përball gjenocidit serbë. Përveç që duhet të kërkojmë drejtësi duhet të kërkojmë edhe përgjigje pse po ndodh kjo amnisti nga ndërkombëtaret karshi shtetit serbë. Tribunali i Hagës as që është marr më këto çështje, viktimat jo vetëm që kanë nevojë për mbështetje nga ne por kërkojnë edhe drejtësi”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/488298501945880/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...