Pikërisht para 15 viteve 19 qytetarë të Kosovës humbën jetën në trazirat e marsit.
Gjithçka nisi me mbytjen e fëmijëve në Çabër, për të cilët ende nuk është sqaruar si ranë në lumin Ibër.
Para 15 vjetësh rrjedha e lumit Ibër i mori jetën tre fëmijëve nga Çabra.
Zaim Deliut këto valë të Ibrit ia kujtojnë të birin e ndjerë.
Ai ende beson se vogëlushët nga frika ia mësyen ujit.
Kjo ngjarje u bë shkas që të eskalojë situata në gjithë Kosovën për të nisur një konflikt i ri në mes të dy etnive ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe 8 serbë.
Këtë nuk e donin familjarët e viktimave andaj edhe kishin apeluar për qetësi. Por ata ende i brengos diçka.
“U bën 15 vjet dhe ende nuk u gjetën ata njerëz që i kanë sulmu”, tha Deliu.
Një mësimdhënës e kujton se si u organizuan bashkëfshatarët kur ndodhi ngjarja.
Ai thotë se forcat e rendit e kishin mësyrë Çabrën menjëherë pas ndodhisë dhe kishin arrit ta merrnin situatën nën kontroll por se ndodhi diçka më e madhe.
Në këtë periudhë të njohur si trazirat e marsit u dogjën shumë objekte fetare. E gjitha zgjati për katër ditë.
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...