Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, lidhur me shënimin e “Ditës së Forcës”, ka premtuar se këtë ditë FSK-ja herën tjetër do ta festojë si ushtri e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës, ka kryer me profesionalizëm dhe përgjegjësi që i është dhënë deri tash dhe kjo sipas tij, është bërë forcë që gëzon besim të madh tek të gjithë qytetarët.
“Është bërë institucion që pareshtur kontribuon për paqe dhe stabilitet, si dhe për jetë të qetë dhe të sigurt për të gjithë. I uroj vajzat dhe djemtë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për “Ditën e Forcës””.
“Këtë ditë, Forca e Sigurisë së Kosovës herën tjetër do ta festojë si ushtri e Republikës së Kosovës. Ushtria e Kosovës, më e reja në botë, e cila do të kontribuojë për paqen e sigurinë edhe përtej Kosovës, së shpejti do të bëhet realitet”, shkruan Thaçi.
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...