Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë Fatmir Matoshi, përmes një postimi Facebook, ka shkruar duke thënë se 11 vite pas Pavarësisë shteti jonë po fuqizohet, zhvillohet dhe integrohet në mekanizma ndërkombëtar.
Ja postimi i tij:
“11 vite shtetësi të një identiteti të lashtë ilir. Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kujtojmë dhe vlerësojmë lartë veprën dhe jetën e shumë veprimtarëve, ushtarëve të UÇK-së, veteranëve, familjeve të dëshmorëve e invalidëve të luftës, të pagjeturit dhe të gjitha ata që kontribuan për lirinë dhe shtetësinë që e gëzojmë sot. 11 vite pas Pavarësisë shteti jonë po fuqizohet, zhvillohet dhe integrohet në mekanizma ndërkombëtar por ende kemi shumë punë dhe angazhim të përbashkët që të bëjmë Kosovën siç ëndërruan breza të tërë gjatë historisë”.
Tutje Ministri Matoshi, shkruan se Kosova do të jetë një shtet i fort duke e mbrojtur nga krimi e korrupsioni.
“Pavarësisht sfidave, Kosova do të jetë një shtet i fortë dhe shembull i tolerancës e bashkëjetesës mes komuniteteve. Sot e duam shtetin tonë duke zhvilluar atë, duke mbrojtur nga krimi e korrupsioni, duke u kujdesur për një mjedis të pastër dhe mbrojtje e promovim të bukurive të shumta natyrore që ka Kosova”, ka shkruar Matoshi,/Arbresh.info/.
Gëzuar!

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen