Kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin Serbisë, Milovan Drecun, ka folur rreth idesë shqiptare për bashkimin e Mitrovicës.
Duke folur rreth kësaj ideje, ai ka thënë se shqiptarët së pari duhet t’i mundësojnë kushtet për kthimin e serbëve në jug prej nga, sipas tij, ishin dëbuar, e pastaj të bisedohet për gjëra të tjera.
“Shqiptarët që shkuan gjatë luftës nga pjesa veriore, janë kthyer në veri. Por serbët nuk janë kthyer në jug. Le ta bëjnë së pari këtë e pastaj do të flasim për gjëra të tjera. Dëshira e populli serb që jeton në veri me siguri se nuk është për bashkim të Mitrovicës, ndërsa vetë bashkimi do të thoshte mungesë totale të popullit serb në veri të Kosovës”, citon b92 të ketë thënë Drecun.
Ai ka folur edhe për miratimin e statusit të Trepçës dhe kundërshtimin tij nga Serbia.
“Ata fizikisht nuk mund ta vënë kontrollin e vet në kombinat. Këtë do ta kundërshtojnë populli serb, punëtorët e Trepçës. Por shqiptarët mund ta pengojnë afarizmin e kombinatit dhe kështu ta rrezikojnë edhe më tepër ekzistencën e popullit serb”, ka thënë Drecun.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...