Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Mynih është takuar me Peter Beyer raportues special për marrëdhëniet trans-atlantike dhe Ballkanin Perëndimor në Parlamentin gjerman.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se e ka falënderuar për mbështetjen e Gjermanisë për liberalizim të vizave.
“Pata një takim shumë të mirë me Peter Beyer, raportues special për marrëdhëniet trans-atlantike dhe Ballkanin Perëndimor në Parlamentin gjerman. E falënderova për mbështetjen gjermane në fuqizimin e shtetit të Kosovës si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. U pajtuam se mbështetja e Gjermanisë për liberalizmin e vizave do të rikthente besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian”.
Ai ka treguar se treguar se në këtë takim është biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Po ashtu, biseduam edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim do ta kemi mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar Thaçi.
Thaçi së bashku me zyrtarë tjerë nga Kosova kanë marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Myni.

Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...