Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli bashkëbisedoi sot me disa të rinj, që janë bërë pjesë e strukturave drejtuese të rinisë nëpër komuna të ndryshme. Ai ka biseduar me ta për vizionin e ri të PDK-së dhe për hapësirën që të rinjtë do ta kenë në parti.
Në një postim në faqen zyrtare të PDK-së, thuhet se Veseli ka theksuar se me Dekadën e Re, rinia do të ketë rol edhe më të madh në udhëheqjen e subjektit por edhe qeverisjes në vend.
“Vullneti dhe entuziazmi për Dekadën e Re po shtrihet gjithandej Kosovës. Mijëra të rinj po bashkohen në misionin tonë të ri, në Dekadën e Re për një transformim ekonomik të vendit”, thuhet tutje ne postimin e PDK-së./arbresh.info/



E mërkura kryesisht me vranësira, reshje lokale në mëngjes
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...