Gjykata e Korçës ka dënuar me 4.8 vite burg Ligor Bibën, 54-vjeçarin që përdhunoi fqinjën e tij minorene.
Prokuroria kërkoi 8 vite burg për Bibën, ndërsa gjykata vendosi ta dënojë 7. Por për shkak se ai pranoi fajësinë për ngjarjen, dhe pas analizës së ADN-së, përfitoi ulje të 1/3 së dënimit. Përfundimisht ai do të vuajë dënimin prej 4.8 vitesh burg.
Por 15-vjeçarja mbeti shtatzënë nga ky përdhunim. Ajo e lindi fëmijën tre muaj më parë dhe e ka lënë në shtëpinë e Fëmijës në Tiranë. Më herët, tashmë 16 vjeç, kishte thënë se është ndjerë e kërcënuar pasi familjarë të fqinjit i vinin shpesh i kërkonin që ta falte. /Telegrafi/
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...