Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen raportohet se është shfaqur si një shënjestër e mundshme për transferim e Liverpoolit.
Loris Karius aktualisht është përzgjedhja e parë e Jurgen Klopp në Anfield, por pas dy gabimeve në finalen e së shtunës në Ligë të Kampionëve, e ardhmja e gjermanit në Anfield duket e paqartë, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli është përfolur shumë rreth transferimit të Alissonit të Romas, por sipas një raporti nga ‘Mundo Deportivo’, Cillessen është gjithashtu një opsion për skuadrën e madhe angleze.
Reprezentuesi holandez ka shpenzuar dy sezonet e fundit në Camp Nou, por ish lojtari i Ajaxit vlerësohet si rezervë nga trajneri Ernesto Valverde dhe ka bërë vetëm dy paraqitje në La Liga që nga gushti i vitit 2016.
Barcelona thuhet se është kundër shitjes së Cillessen, por holandezi ka një klauzolë të blerjes prej 60 milionë euro në kontratën e tij, e cila ka edhe tri vite në dispozicion./arbresh.info/
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...