Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë dhe ngritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta, sidomos gjatë sezonit veror, kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.
Theks i veçantë në këtë takim iu vu investimeve që janë bërë në rrugën që dërgon në pikën e kalimit të kufirit në Shishtavec në komunën e Dragashit.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se do të shikohen mundësitë për ndërkombëtarizimin e kësaj pike të kalimit kufitar, e cila do të ndihmonte në shkarkimin e fluksit në kufi, sidomos gjatë sezonit veror.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu