Edon Zhegrova, ka folur pas fitores dhe golit të shënuar në miqësoren ndaj Shqipërisë.
Zhegrova tha se kjo nuk ishte një kundërpërgjigje për Panuccin, duke shtuar se ai fitoi për shtetin e tij, Kosovën.
Dy gola në 3 ndeshje, në një moshë kaq të re? Çfarë po ndodh?
Ekipi ka bërë një ndeshje mjaft të mirë në të dyja pjesët. Në fund puna na u shpërblye.
Merita e trajnerit Challandes për aktivizimin
Jam shumë i lumtur që ai më ka dhënë mundësinë. Është një ndjenjë e veçantë të luaj për shtetin tim.
Mundohem që të jap maksimumin.
Për golin, a ishte një kundërpërgjigje për Panuccin?
Nuk ishte kundër Panuçit ose ekipit të Shqipërisë. E shtënova për shtetin tim, nuk ishte kundërpërgjigje.
Unë jam krenar që shënova për shtetin tim. Këtë gol ia dedikoj të gjithë tifozëve, familjes dhe gjithë shtetit të Kosovës.
Dua të kërkoj falje për veprimin që bëra në fund. Nuk ishte me qëllim të keq kundër Shqipërisë.
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje