Kosova ka triumfuar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Shqipërisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Zurich të Zvicrës.
Djelmoshat e Bernard Challandes treguan seriozitet në fushë dhe ishin bindshëm më të mirë se futbollistët e drejtuar nga Panucci.
Në një prononcim për Telegrafin trajneri i ri i Besës së Pejës, Ismet Munishi ka folur për ndeshjen e fituar.
“Takimi ishte i përgaditur jashtëzakonisht mirë i përgatitur taktikisht dhe ishte një fitore e merituar e Kosovës”.
“Kosova luajti shumë mirë në defansivë ku pastaj në kundërsulme ishin edhe më të rrezikshëm me Rashicën, Halimin e Zenelin”, deklaroi Munishi.
Ai ka thënë se ka mbetur tejet i kënaqur me lojën e futbollistëve tanë.
“Ishte lojë fantastike nga djelomshat tanë. Më kanë kënaqur me lojën e treguar”.
“Në defansivë e gjithë skuadra ka luajtur mirë. E përgëzoj selektorin për këtë fitore dhe i uroj shumë sukses”, tha Munishi.
Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së...
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...