UEFA tha të martën se nuk do të marrë masa kundër Sergio Ramos për bërrylin e tij kundër Loris Karius, portierit të Liverpool, dy minuta para golit të parë të të bardhëve, gjatë finales së Champions-it, që Real Madridi e fitoi të shtunën e kaluar kundër “Reds” në Kiev.
Organi qeverisës i futbollit europian tha se rregulli disiplinor, që lejon hapjen e procedimit disiplinor për shkeljet e rënda, që nuk janë parë nga gjyqtarët, nuk vlen në këtë rast, përcjellë telesport.al.
Sergio Ramos goditi në kokë portierin Karius, kur rezultati ishte 0-0, dy minuta para se të shënonte Karim Benzema, pas një gabimi të rëndë të portierit. Tifozët e Liverpool dhe Egjiptit janë shumë të zemëruar me Ramos, sepse besojnë që mbrojtësi i Real Madridit e dëmtoi me qëllim Mohamed Salah, i cili qe i detyruar të tërhiqej nga finalja e Champions-it pas 30 minutash lojë.
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...