
Decorative Scales of Justice in the Courtroom
Qeveria e Kosovës e ka marrë obligim edhe me ligj që t’ua mbulojë shpenzimet juridike të gjithë atyre personave, që do të përballen me Gjykatën Speciale për krime të luftës.
Mirëpo, derisa në Qeveri nuk e dinë sa është kostoja financiare, në siklet kanë rënë edhe avokatët vendorë, të cilët nuk e dinë nëse do të jenë “adekuatë” për t’i mbrojtur eventualisht kosovarët apo ata duhet të jenë avokatë të jashtëm, siç kanë qenë në Gjykatën e Hagës.
Këtë çështje e ka “mjegulluar” edhe më shumë ligji i miratuar në Kuvend, i cili përmend “avokat të specializuar”, për të cilët nuk e dinë se çka nënkupton “i specializuar…”, shkruan Zëri.
Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale njëherazi zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka bërë me dije se Kosova do t’i paguajë këto shpenzime në bazë të obligimeve që i ka marrë me ligj dhe se për ta konkretizuar koston dhe detajet tjera ai ka thënë se janë duke punuar grupet punuese nga Ministria e Financave dhe nga Ministria e Drejtësisë
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...
Sami Lushtaku, Uran Ismaili e Fatmir Limaj bashkë në Malishe...
Vashat e Kosovës nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit ...
Pretendimet për sulme/ Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit,...
Protesta për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e ...