Shfuqizimin e masës së sigurisë ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, e ka komentuar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.
Sipas tij, ndryshimi i masës ka pak rëndësi për hetimin e Tahirit në gjendje të lirë. Për gazetarin rëndësi ka vendimi përfundimtar që do të shpallë Tahirin të fajshëm ose jo lidhur me akuzat e rënda që rëndojnë ndaj tij.
Ndër të tjera, Hoxha ndalet edhe deklarata e ambasadorit Donald Lu i cili tha një ditë më parë se SHBA-të kanë informacion se gjykatës po i bëhet presion.
“Kjo masë sigurie nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm. Kjo masë nuk vlen, në momentin që atij iu kthyen pasaporta dhe tregoi që nuk u largua, kjo masë nuk vlen. Për një muaj e gjysëm çështja dërgohet në gjykatë.
Është fakt që ambasadori një ditë para, ka dhënë opinionin e tij për çështjen, këtë por edhe çështje të tjera të rëndësishme. Ambsadori i kërkon gjykatës të vendosë në bashkë të provave dhe t’i shmanget presionit. Çështja është kush bën presion.
Vendimi nuk do të thotë asgjë. Tahiri është i pafajshëm por i pandehur.” tha gazetari i ftuar në ABC News.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës