Ka përfunduar edhe një edicion në Ligën e Kampionëve ku fituesi ka mbetur me të njëjtin emër Real Madrid.
Los Blancos triumfuan në finalen e Kievit ku mposhtën Liverpoolin me rezultat 3-1 falë dy golave nga Gareth Bale dhe një tjetër nga Karim Benzema.
UEFA ka shpallur edhe ekipin më të mirë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve me 18 futbollistë.
Keylor Navas, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Casemiro, Luka Modric, Toni Kroos dhe Cristiano Ronaldo janë futbollistët nga Real Madridi.
Finalistët e Ligës së Kampionëve, Liverpool prezantohen me tre futbollistë, Mohamed Salah, Virgil Van Dijk dhe Roberto Firmino.
Nga Roma janë Edin Dzeko dhe Alisson Becker, ndërsa Joshua Kimmich dhe James Rodriguez nga Bayern Munich.
Lionel Messi nga Barcelona, Kevin De Bruyne nga Manchester City dhe Giorgio Chiellini nga Juventusi përmbyllën listën prej 18 futbollistëve./telegrafi
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...