Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me punimet në njërën nga rrugët e Deçanit.
Haradinaj ka thënë se ekziston një keqinformim lidhur me këto punime.
Me këtë rast Haradinaj ka ftuar diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situatën dhe të binden se rruga që po rinovohet ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme.
Postimi i plotë:
Ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit. Ftoj diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situaten, dhe të binden se rruga që po renovohet ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme. Populli i Kosovës gjithmonë ka jetuar në harmoni me komunitetet pakicë, duke respektuar trashëgiminë religjioze dhe kulturore të të gjithëve pa dallim. Qeveria e Kosovës e ka për obligim riparimin dhe menaxhimin e rrugëve në tërë territorin e Kosovës.
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj