Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, ku ky i fundit komentoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për heqjen e masës “arrest shtëpie”.
Lu tha se vendimi duhet të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione.
Ndërkohë në një status në rrjetet sociale Manjani thotë se “qeveria, si e interesuar për këtë çështje, bën presion dhe ofron para si të gjithë “të fortët” e “trafikantët ”!
Postimi i plotë i Manjanit
“Mbi gjykatën bëhet presion dhe ofrohen para”- thotë Ambasadori i SHBA, për gjykimin në Apel të masës së sigurisë së Saimirit.
Dmth qeveria, si e interesuar për këtë çështje, bën presion dhe ofron para si të gjithë “të fortët” e “trafikantët ”!
Ky është kulmi i banditizmit!
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu