Blinera Sheqiri e cila në vitin 2014 është diagnostifikuar me tumor në veshkë, ka vdekur më 30 korrik, ndërkaq ceremonia e varrimit u bë sot.
Ministria e Shëndetësisë pati ndarë 90 mijë euro për shërimin e Blinerës. Mirëpo, babait të Blinerës së ndjerë, Bashkim Sheqirit i qan zemra se kjo shumë e parave është keqpërdorur, meqë ai nuk i kishte përdorur për shërimin e vajzës.
Nën emocione, Bashkimi thotë për KALLXO.com se nuk i beson sistemit shëndetësor në Kosovë.
“Po i lus që të kenë kujdes për fëmijët… Edhe sot kam dyshime, dhe po frikësohna se mos po më bëjnë ndonjë dredhi. Se nuk i besoj Spitalit të Prishtinës, nuk i besoj as Ministrisë së Shëndetësisë”, rrëfen ai për KALLXO.com.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë thotë për KALLXO.com se Programi i Trajtimit Jashtë Institucioneve Publike dhe rastet që trajtohen përmes këtij programi, i nënshtrohen auditimit për të siguruar se mjetet e taksapaguesve kosovarë të dedikuara këtij programi, përdoren vetëm për qëllim të trajtimit të pacientëve dhe për kurrfarë interesi tjetër.
“MSH beson që edhe mjekët kosovarë për aq kohë sa pacienti është trajtuar në Kosovë kanë dhënë maksimumin e tyre, ndonëse, para vetes kanë pasur një diagnozë fatkeqësisht të një sëmundje të rëndë malinje, të cilës në shumicën e rasteve nuk kanë mundur t’i gjejnë zgjidhje as shëndetësitë më të avansuara”, thotë Ministria e Shëndetësisë.
KALLXO.com pati raportuar lidhur me rastin e Blinera Sheqirit më 18 korrik të këtij viti.
Sipas xhaxhait të Blinerës, Bylbyl Sheqiri, ajo ka shkuar në Francë me vet-financim si dhe me ndihmën e parave të grumbulluara nga qytetarë të Kosovës, Maqedonisë dhe Zvicrës.
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...