Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, ka deklaruar sot se ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen.
Kapiteni shprehet se ka marrë një telefonatë nga trajneri i ardhshëm Carlo Ancelotti, që i ka shprehur besimin e tij dhe i ka kërkuar të qëndrojë, por kjo mund të mos mjaftojë. Në një intervistë të dhënë për mediat sllovake, lojtari që është bërë edhe golashënuesi më i mirë i historisë së Napolit, pranon se e ardhmja e tij është ende një dilemë për të.
Hamsik ka marrë një ofërte të mirë nga Kina, nga e cila mund të përfitojë 10 milionë euro për sezon. “Unë jam ende një lojtar i Napolit. Kam marrë edhe një telefonatë nga Ancelotti, që më ka kërkuar të qëndrojë, por nuk e mohoj që transferimi në Kinë më tundon shumë. Megjithatë, do t’ia lë kohës të vendosë. Në Kinë kam qenë vetëm një herë, kur luajta në Superkupë, por në jetë duhet t’i provojmë të gjitha”, u shpreh mesfushori Marek Hamsik.
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu