Kompletimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë prioritet i ekzekutivit të Podujevës. Në kuadër të investimeve kapitale në këtë sektor në fshatin Lupç i Poshtëm janë duke u asfaltuar dy rrugë të lagjeve “Dulovitët” dhe “Koliqi”, njofton kumtesa komunale.
Për t’i përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lupç i Poshtëm, kryetari i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, z.Durim Salihu, kanë vizituar sot lagjet “Dulovit” dhe “Koliqi”.
Veliu shprehu përkushtimin e komunës për realizim të projekteve infrastrukturore të parapara për sivjet dhe kërkoi rritje të dinamikës së punës nga kompanitë e kontraktuara.
Edhe banorët e fshatit Lupç i Poshtëm falënderuan Komunën për investimet e bëra në infrastrukturën e këtij fshati, ndërsa asfaltimin e këtyre rrugëve e vlerësuan shumë të rëndësishëm për qarkullim më të mirë dhe më të lehtë.
Punët në asfaltimin e këtyre rrugëve, në gjatësi prej 1,1 km, është duke bërë kompania “Papemburg”.
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...
Sami Lushtaku, Uran Ismaili e Fatmir Limaj bashkë në Malishe...
Vashat e Kosovës nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit ...
Pretendimet për sulme/ Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit,...
Protesta për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e ...