Që prej mëngjesit në pikën kufitare ka patur fluks udhëtarësh nga Kosova.
Pjesa më e madhe e tyre janë për pushime në bregdet, por ka edhe nga ata që preferojnë kryeqytetin për të pushuar në fundjavë.
Nuk ndodhi ndryshe edhe këtë fundjavë. Edhe pse do të zhvillohej protesta e opozitës, qytetarët e Kosovës zgjedhje të tyre për të pushuar kanë Shqipërinë.
“Po shkojmë në Shqipëri të kalojmë fundjavën”
“Kemi dal me shëtit pak, me kalu fundjavën”.
Radhët janë të gjata në Morinë. Fluksi paraditen e së shtunës shtohej çdo orë.
“Unë jam Arta nga Prishtina dhe jemi rrugës për në Tiranë. Kemi një trajnim te pallati i Kongreseve”.
“Jena mbledh me shoqni”.
I preferuar mbetet plazhi, por ka edhe nga ata që dëshirojnë Tiranën.
Policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa vonesat e punimeve në doganë janë një tjetër pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve e mallrave./abcnews.al
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...