Xabi Alonso beson që lojtarët e Jurgen Klopp duhet të kontrollojnë emocionet e tyre në mënyrë që Liverpooli të ketë ndonjë shans për të mposhtur Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Mesfushori legjendar shënoi golin dramatik të barazimit kundër AC Milanit në vitin 2015, ku “Redsat” fituan për herë të fundit një trofe të madh evropian, transmeton portali arbresh.info. Alonso më pas iu bashkua Madridit dhe spanjolli siguroi një tjetër medalje si fitues i Ligës së Kampionëve pasi gjiganti në La Liga ngriti lartë trofeun në vitin 2014.
I pyetur rreth shanseve të Liverpoolit në Kiev kundër Madridit, Alonso tha për ‘AFP’:
“Ata duhet të përgatitet shumë mirë për lojë sepse Real Madridi ka eksperiencë”
“Për të gjithë lojtarët e Liverpoolit, kjo do të jetë hera e parë e tyre në një finale të Ligës së Kampionëve. Ata duhet të përballen me anën e tyre emocionale që është gjëja më e rëndësishme si një skuadër futbolli”
“Nëse ata mund të arrijnë bilancin e duhur ndërmjet eksitimit dhe motivimit, ata do të jenë në rrugën e duhur për të fituar këtë finale”
Finalja në Kiev zhvillohet mbrëmjen e sotme (e shtunë) duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime