U komentua shumë jo vetëm nga mediat shqiptare, por edhe nga ato greke për deklaratat e saj mbi Notis Sfakianakis, i cili mbajti një natë më parë koncert në Tiranë.
Është fjala për gazetaren Fatma Haxhialiu, e cila foli ekskluzivisht në një lidhje telefonike në “Pop Culture” pasi përfundoi në mediat greke pas deklaratave kundër këngëtarit Notis Sfakianakis.
“Në Greqi më kanë vlerësuar me komentet e tyre. Më kanë quajtur si të zonjën dhe që di të mbroj me argumente mendimin tim. Kur e thonë ata, kjo pjesa tjetër le të ngelet spekulative”, tha Fatma.
Çfarë ndodhi kur e pe veten në mediat greke?
“Nuk e mendoja që do të merrte këto përmasa dhe të merrja këtë vëmendje nga shtypi grek. Më kanë shkruar njerëz pafund për ato që kishin nxjerrë mediat greke”, tha Fatma.
Më tej, Fatma thotë se ja ka arritur qëllimit. “Notis foli shqip, tha: Shqiptarë ju dua! Na u përul. Lëpiu aty ku kishte pështyrë”, tha gazetarja.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...